Kryeministri Edi Rama për të vërtetuar se Presidenti Ilir Meta ka vepruar kundër kushtetutës me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve solli rastin e Bujar Nishanit në 2017.
Sipas Ramës, në atë kohë për shtyrje të zgjedhjeve me një javë brenda afateve kushtetuese, Presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani kërkoi shkresë me firmë dhe vulë nga të gjithë palët politikë, për konsensusin e arritur.
Më ironi, Rama thotë se Basha dhe Meta janë shokë që i kanë ikur prej duarsh.
Rama: Në 2017 ne bëmë një marrëveshje, ku nga të gjithë të huajt u kërkua të shtyheshin zgjedhjet përtej afatit kushtetues, por unë thashë jo. Gjithçka mund ta negociojmë, por kushtetutën jo, sepse po i shtymë njëherë do i shtyjmë gjithmonë. Për fat të keq në gjithë këto vite jemi mësuar me hile përpara rregullave dhe shembullin për të mësuar hilet përpara rregullave e kanë dhënë politikanët. Në atë kohë kufiri kushtetues ishte një javë.
Pasi ne e kishim bërë marrëveshjen, pasi marrëveshja ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ça të duam, por në këtë rast kjo është e vërteta, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me vulë, me firmë në një letër të përbashkët timen dhe shokut tim që më ka humbur dhe spo e kap dot më, Lulzim Bashës që ti kërkonim Presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës si kërkesë konsensuale e forcave politike, sepse është detyrimi një.
Nuk mundet dot kurrë që presidenti të vendosë shtyrje të zgjedhjeve pasi e ke deklaruar se kur bëhen zgjedhjet pa pyetur të tjerët dhe jo më pastaj ta çojë matanë kushtetutës.
Ndërkohë që ky shoku tjetër i imi…unë nuk e di ku i kam gjetur këta shokë që më dalin duarsh gjithë kohës, del edhe bën një skandal, duke thënë anulim lojë se jam i shqetësuar për stabilitetin…do ti thotë të gjitha fjalët e bukura dhe kështu i bie në mëngjes ju thotë atyre para se të dalin nga shtëpia ju sulmin fort që të digjet dhe unë do të dal që ta shuaj. Ju bëni rrëmujën dhe unë do dal të shpëtoj Shqipërinë. Shqipëria nga ata do të shpëtojë në 30 qershor.