Politika Rama për Metën: Fatkeqësi natyrore në godinën e presidencës

Rama për Metën: Fatkeqësi natyrore në godinën e presidencës

Në pyetësorët e radhës të Këshillimit Kombëtar, kryeministri Edi Rama nuk e sheh të udhës që pjesë e pyetjeve të jetë nëse presidenti duhet zgjedhur nga populli. Kjo pasi siç edhe e shpjegoi, për shkak të republikës që ne kemi, ku presidenti ka pushtet më të kufizuar.

“Unë jam kundër që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhjet nga populli, sepse nuk është në natyrën e republikës tonë. Nëse do të bëhej, do të duhej t’i jepnim më shumë pushtet. Roli është i tillë që e bën të pakuptueshme përse duhet të zgjidhet nga populli, nëse do t’i jepnim më shumë fuqi, atëherë jo vetëm do të ishte e mundur, por do të ishte dhe gjëja e duhur për të bërë. Unë jam i kundërt për të parën, por i hapur për të dytën. Nëse duan njerëzit mund të shikohet mënyra sesi është konstituuar e gjitha. Por kjo kërkon shumë punë, shumë konsultime, etj, dhe shkon përtej qeverisë, ajo është vendimmarrje e madhe sepse kërkon ndryshim Kushtetute”, tha Rama, ndërsa me ironi shtoi se kjo “do 94 kokrra votash, që me gjithë kapjen e madhe të shtetit, ne nuk e kemi”.

E teksa fliste për figurën e presidentit Rama nuk la komentuar as Ilir Metën: “…Tani është ngatërruar disi fotografia e rolit të presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë”.