Kryesore Rama për protestën e PD: Çadra, strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu

Rama për protestën e PD: Çadra, strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu

Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar javor protestës së organizuar një ditë më parë nga opozita me kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke e quajtur si qesharake arsyen e kësaj proteste, Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira e transparente pavarësisht bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore pikërisht nga opozita.

“Më tingëllon qesharake, protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A ka pasur ndonjë shqetësim nga ndonjë partner për cenimi e zgjedhjeve? Absolutisht jo.”

Rama ka shprehur respekt për qytetarët që dolën ditën e djeshme në protestë, por ndërsa vlerësoi se edhe ata e duan Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, theksoi se janë pikërisht ata që e organizuan këtë protestë që nuk e duan një gjë të tillë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Dje e pamë të gjithë një protestë të thirrur prej opozitës prej javësh e cila na bëri dallimin me protestën e 6 viteve më parë kur protestuesit u vranë barbarisht, u plagosën e u rrahën, dhe pse s’bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në Bulevard.

Në një shtet normal nuk është privilegj, por një e drejtë elementare, që opozitës të mos i cenohet asnjë fije floku, pavarësisht protestës apo retorikës së përfaqësuesve të saj. Kurrë s’;duhet të përsëritet historia e protestës së dhunshme.

Përse një protestë?

Këtu kam një problem, jo me demokratët, por m,e udhëheqësit, sepse më tingëllon qesharakë që këta udhëheqës protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush është kundër tyre? Ka pasur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga OSBE ODIHR, apo institucion ndërkombëtar, për ndonjë cenim të zgjedhjeve?

Absolutisht jo. A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë që zgjedhjet ardhshme do ndalohen të jetë të lira dhe të ndershme? Absolutisht që jo. Opozita ka braktisur që në krye të herës komisionin e reformës zgjedhore. Për më tepër, udhëheqësit e protestës së djeshme kanë një bilanc personal dhe politik shumë të dobët, për tu harruar, në raport me lirinë dhe të drejtën e protestës si dhe standardet e zgjedhjeve.

Ç’është kjo zhurmë e përhapur artificialisht?

Unë e kam një përgjigje, udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe në qeverisjen e tyre Shqipëria ka bërë shumë pak progres, ka përjetuar shumë dhimbje prej plagëve të qeverisjes së tyre. Ata e dinë qe njerëzit sot në Shqipoëri kanë halle, por e kuptojnë dhe vlerësojnë që më në fund ka një qeveri që po përpiqet të bëjë shtet. Udhëheqësit e opozitës e dinë se reformat tona prekin fije interesash të errëta dhe po përpiqen ta përdorin këtë shesh si shesh për të bërë përshesh. Reforma në drejtësi dhe vettingu janë shprehja për të bërë shtet dhe fantazma për gjumin e atyre që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në mjet për të përfituar në kurriz të këtij populli socialistë e demokratë. Vettingu do të pastrojë këtë politikë.

Reforma është një vijë e qartë ndarëse mes Shqipërisë që trashëguam nga udhëheqësit e protestës së djeshme.

SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojnë këtë reformë me monitoruesit e tyre, bazuar me kërkesën tonë për ndihmë.

Ata që erdhën dje në Bulevard e duan reformën në drejtësi dhe vettingun njësoj siç i duan ato edhe unë e shumë të te4jrë, ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk duan as reformën në drejtësi dhe as vettingum që do largojë përgjithmonë nga drejtësia gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ata duan t’i mbrojnë me çdo kusht të korruptuar në Pallatin e Drejtësisë dhe siç i keni parë janë gati t’i hapin luftë Amerikës dhe Europës me lloj-lloj shpifës dhe akuzash qesharake.

Të gjithë këtë e maskojnë me thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një kohë kur bota demokratike na kërkojnë reformën në drejtësi dhe nuk kanë shprehur ndonjë pikëpyetje për zgjedhjet e qershorit. Ato do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë pavarësisht nga bllokimi i reformës zgjedhore nga udhëheqësit e protestës së djeshme.

Ato do të jenë një zgjedhje shumë e qartë për të ardhmen e qytetarëve.

Ne jemi me krenari një qeveri që mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi. Do nisim me zbatimin e Vettingut.

Të bërtasësh sot për varfërinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale

Çadra në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu.

Do të kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë. Përmes reformave tona ne do ta fusim Shqipërinë me të drejta të pota në Bashkimin Europian. Asnjë hap prapa në përmbushjen e themeleve të një shteti modern.