Duke komentuar raportin e Bankës Botërore, Kryeministri Edi Rama vlerëson reformat e qeverisë së drejtuar nga vetë, për politikat që ka ndjekur lidhur me uljen e papunësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se për vitin 2018, Shqipëria ka krijuar më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës të krijuara në rajonin e Ballkanit.
Sipas tij, papunësia në vend ka rënë me 6% kur qeveria e drejtuar prej tij mori detyrën.
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon! Papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh se morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS”, thotë Kryeministri Edi Rama.