Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mesat e reja që do të aplikohen në disa qytete të Shqipërisë në luftë me COVID-19
Rama: Janë shumë ata që duhet ti kuptojnë disa rregulla themelore të kësaj lufte. Shumë i bien telefonit për të bërë testin se kanë qenë në kontakt me ata që kanë ardhur nga Italia. Të gjithë duhet të sillemi sikur e kanë virusin dhe të mbrojmë njeri tjetrin. Nëse kemi shenja gripi nuk ka arsye për tu alarmuar. Testi bëhet në një gjendje më të vështirë se gjendja gripale. Nuk e dimë, ajo që dimë është se sa më shumë të shtrëngohemi aq më shumë kemi bërë kundrejt këtij armiku. Prandaj durim miq, aspak frikë dhe shuam kujdes. 80% e atyre që kanë simptoma e kalojnë në shtëpi me sukses.
Mbyllja e kufijve
Sot kemi ndërprerë gjithë udhëtimet me Greqinë, ndërsa autoveturat do të lëvizin normalisht. Transporti i mallrave nuk do të ketë ndërprerje. Sot u njoftuar me Maqedonia e Veriut ka mbyllur doganat e Bllatë2s. Ndërsa Turqia deklaroi mbylljen e portës nga Evropa. Ne kemi vepruar mirë sepse si Turqia nuk e mbyllën kufirin pa u shfaqur rastet.
Masat për qytetet Fier, Vlorë, Elbasan Lezhë dhe Shkodër
Në Fier, Vlorë, Elbasan Lezhë dhe Shkodër, do të mbyllen të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas të njëjta kategori si në Tiranë. Nga dita e diel ora 06:00 jo vetëm brenda por edhe rrugët nacionale. Perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet. Po ashtu ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe koces. Do të këputen lidhjet me këtyre vendeve. Do të qarkullojnë vetëm automjetet që lejohen ne perimetrin si ai tiranë Durrës.
Mbyllja e aktiviteteve tregtare dhe lëvizja
Të gjitha aktivitete që nuk futen në listën ndaluar duhet të sigurohen që ditën e hënë të akreditojnë mjetet e tyre. Të gjithë punonjësit që nuk e kryejnë dot punën nga shtëpia të pajisjen me kartelën identifikuese, për të qarkulluar me automjetin e tyre privat.
Rregullat për mediat
Sanksionet për shkelësin do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzon. Të gjitha kompaninë televizive duhet të ndërpresin programet me më shumë se dy persona, do të ndalohen se janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Të evitohet ajri i kondicionuar. Hapja e dritareve ndihmon në luftën e përditshme ndaj tij.
Kjo do të jetë jeta jonë në këtë luftë, në këtë të keqe të madhe që na zuri. Të bëjmë më të mirën e mundshme të gjithë së bashku.