Në komunikimin javor që kryeministri Rama bëri në facebook, ka folur për grabitjen spektakolare të ndodhur në Rinas pak ditë më parë. Ai ka thënë se faji për grabitjen nuk është i policisë, por i bankave. Sipas Ramës, policia nuk ka gisht në këtë grabitje. Po ashtu Kryeministri Rama ka thënë se në qeverisjen e kaluar ndodhën 32 grabitje bankash.
“Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, ka deklaruar Rama.