Në Komunikimin e Javës Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën banorëve të Zharrëz të cilët kanë ecur nga Fieri deri në Tiranë. Rama tha se këtë banorë po nxiten kundër qeverisë. Më tej është shprehur se janë marrë në shqyrtim kërkesat e këtyre banorëve dhe se shumë shpejt do tu vihet në ndihmë duke u dhënë çdo dëmshpërblim që ju takon.
“Angazhoi një ekspertizë vendase e të huaj për të gjetur shkakun, që lidhet me zonën naftëmbajtëse, por jo me zonën tjetër, megjithatë përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimet në disa prej puseve. Tani presim konkluzionin nga ekspertët. Ne duam garanci se injektimet nuk duhet të vazhdojnë. I themi që nuk do të fillojmë. Prej dy muajsh qeveria po punon për evidentimin e të gjitha dëmeve. Banorët kanë kërkuar disa rivlerësime dhe me këtë qeveria ka qenë dakort.
Prej kohësh kemi folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërblim për shtëpitë e prekura nga tronditjet. Pse protesta e banorëve të Zharrësit bëri që të vinin në këmbë deri në Tiranë. Kjo është një histori larg të qënit e thjeshtë që mund të zgjidhet kollaj, këtë e kupton ai që ka dy fije mend që reflekton përtej interesit të partisë së vet për kërkimit e votave të radhës. Kjo qeveri po bën shtet që s’është bërë në gjithë këto vite në sektorin e naftës. Disa politikanë po përdorin hallin e njerëzve të Zharrëzës.
Protesta e banorëve të Zharrës është një protestë që tregon se u ka ardhur në majë të hundës. Partitë apo patiçkat politike nuk mundohen që ti kuptojnë. Çdo komunitet ka hall por opozita po i përdor hallet e tyre. Edhe për banorët e Zharrëz opozita ka ngritur çadra për tu dukur para tyre si engjëj mbrojtës”, tha Rama.