Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook, u shpreh se pavarësisht shifrave të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, janë të ulta, kjo nuk duhet të na bëjë që të kërkojmë t’i rikthehemi jetës së përditshme me liritë e plota.
Kreu i qeverisë ka prezantuar edhe paketën e dytë ekonomike në këtë situatë të shkaktuar nga Covid-19.
Nga kjo paketë e dytë ekonomike do të përfitojnë 176 mijë individë dhe në total janë vënë në dispozicion 70 milion dollarë.
“Paketa e parë ekonomike na ndihmoi… Sot pasi e kemi ndjekur me vëmendje situatën, është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt. Kjo paktë do mbështesë 176 mijë të tjerë, deri në fund të majit. Deri në maj, sepse ne besojmë se duke mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin dhe kurba do ulet dhe do mund të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot, por me shumë kujdes, duke iu rikthyer sërish punës… në të gjitha rastet ne jemi gati për paketën e tretë, mes 20-25 maj, duke parë dinamikën, dhe do të jemi në gjendje t’u gjendemi pranë atyre që nuk kenë dot mundësi të kthehen në punë.
Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 66 mijë punonjës të larguar, pezulluar nga biznesi i madh.
100 mijë punonjës në biznesin e vogël që kanë punuar, por me xhiro minimale nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga paketa e parë, do vëmë në dispozicion 40 milionë dollarë dhe çdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 dollarë drejtpërdrejt.
Po kështu për ata që kanë humbur punën, 66 mijë individë, 26 milion dollarë në dispozicion dhe ata 400 mijë lekë direkt.
10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, po me 400 mijë lekë.
Në total paketa adreson nevojat për aktfrymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve dhe 70 milionë dollarë në total, një shumë e konsiderueshme e cila ju shkon atyre që e kanë të nevojshme sot të ndihën të mbështetur dhe ne nuk i lemë vetëm”.