Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga sipër të studentëve protestues para kryeministrisë, duke theksuar se megjithëse protesta është gjymtuar nga ndërhyrjet opozitare, 8 kërkesat e studentëve do të adresohen.
“Sharrat e Doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq sëbashku”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Kreu i ekzekutivit në fund përsëriti ftesën e tij për dialog.
“Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim dhe këmbëngulje për Universitetin”.