Kryeministri Rama ka ruajtur konfidencialitetin në lidhje me vendin që ka bërë dhuratën e parë për dozat e vaksinave për Shqipërinë. Kryeministri shpjegoi në Open në Top Channel se nuk mund ta tregonte vendin e BE-së që dhuroi vaksinat, sepse kërkesat për këtë vend kanë qenë të shumta dhe konfidencialiteti ishte pjesë e marrëveshjes.
“Vaksina erdhi me të gjitha kushtet e transportit. Ka mbërritur në Shqipëri me një njësi speciale sigurie dhe janë marrë nën dorë nga një njësi speciale sigurie. Vaksina ka ardhur nga një vend i BE dhe unë nuk mund ta them se na u kërkua konfidencialitet i plotë, për arsye të vetat, sepse vendet e BE janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë. Natyrisht kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, që unë e kërkova si lypësi më i dalluar nga ata që kërkuan për veten e tyre. Konfidencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm”, tha Rama që premtoi se në një moment të dytë ai do ta tregojë vendin që i dhuroi vaksinat, madje edhe do ta falenderojë atë për dhuratën për Shqipërinë.