Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që të gjithë punonjësit e administratës shtetërore ta marrin pushim edhe ditën e premte
Kryeministri Edi Rama shkruan nw rrjetet sociale se dita e punës do të zëvendësohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.