Politika Rama: Rindërtimi nis me familjet më të prekura dhe me më pak...

Rama: Rindërtimi nis me familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura

Kryeministri Edi Rama njoftoi se rindërtimi pas tërmetit do të nisë nga familjet më të prekura dhe që kanë më pak të ardhura.

I pranishëm në konferencën për rindërtimin, kreu i qeverisë foli për fillimin e procesit të garës ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase, të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale.

Rama shtoi se “vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, apartamente në lagje, apo blloqe të reja banimi”.

“Kemi një plan ku synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar familjet që kanë humbur banesën e tyre individuale”, u shpreh Rama.