Në sallën e Kuvendit, kryeministri Rama reagoi kundër përgjimeve të publikuar nga VOA, duke theksuar se po përdoret nga “kazani” i Tiranës.
Por nga foltorja e Kuvendit ai paralajmëroi edhe një bisedë që pritej të zhvillonte me Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri Rama ka bërë të ditur detaje rreth kësaj bisede, e cila duket se nuk ka pasur fare të bëjë me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës një ditë më parë, por me zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në Kosovë.
“Bisedë me Shtëpinë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë????????????????????”, shkruan Rama në “Tëitter”.