Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës për transparencë të mbështetësve të Foltores në Vlorë për projektin e Sheshit të Flamurit.
Rama thekson se PD-ja nuk di të bëjë asgjë përveç shesheve me baltë.
“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, shkruan Rama.