Politika Rama ‘shfajësohet’ për postimin që bëri zhurmë në Itali: Shqipëria është një...

Rama ‘shfajësohet’ për postimin që bëri zhurmë në Itali: Shqipëria është një Itali e vogël

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane Rai News 24, është “shfajësuar” lidhur me një postim të bërë prej tij në median sociale Instagram, ku krahasonte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë me ardhjen e turistëve nga Apeninet në Shqipëri, duke thënë se nuk ishte ironi, por thjesht një shaka.

“Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu”.

Kështu e hapi intervistën kryeministri Rama, duke shtuar se Shqipëria është një Itali e vogël dhe se keqkuptime të tilla mes dy vendeve nuk mund të ketë.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe vitin “e jashtëzakonshëm” turistik që Shqipëria po kalon, duke pasur një bum të madh dhe shtim të vizitorëve.

Surprizë kanë qenë edhe ardhjet nga Italia, të cilat po afrohen në shifrën e gjysmë milioni turistësh gjatë këtij viti.

Kjo na gëzon sepse ne e duam Italinë dhe të shohësh këtu italianët është një kënaqësi e madhe morale, në sensin se Italia na mirëpriti për shumë vite dhe t’i bëjmë tani italianët që të ndihen si në shtëpinë e tyre këtu, është ajo që kemi ëndërruar”, shtoi më tej Rama.

Kjo edhe falë kostove më të ulëta dhe të përballueshme të turizmit krahasuar me Italinë, ku çmimet këtë vit janë rritur shumëfish.

Po ashtu, ai mëtoi se bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilat janë të shumta, nuk e vendosin në vend të dytë Italinë.

Por është e qartë se kjo e fundit është një vend më i shtrenjtë dhe kostot e ndryshme me bukuri të njëjta natyrore, janë të favorshme për Shqipërinë në këtë rast.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median italiane Rai News 24, është “shfajësuar” lidhur me një postim të bërë prej tij në median sociale Instagram, ku krahasonte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë me ardhjen e turistëve nga Apeninet në Shqipëri, duke thënë se nuk ishte ironi, por thjesht një shaka.