Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e qarqeve.
Shkarkimi i prefektëve është bërë pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Në fakt kreu i qeverisë e pati paralajmëruar largimin e prefektëve.
Në një takim të zhvilluar para dy javësh me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës, Rama paralajmëroi shkarkimin e prefektëve në 12 qarqet e vendit.
“Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, pati deklaruar kryeministri Rama.