Në asamblenë e mbajtur këtë të mërkurë të 26 korrikut, kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste.
Nga burime brenda mbledhjes u konfirmua se struktura drejtuese e PS-së do të plotësohet në shtator.
Damian Gjiknuri është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.
Sekretarët e shkarkuar janë: Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi -Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji – Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj -Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti -Sekretari Digjital, Etjen Xhafaj – Sekretare për Gruan Etilda Gjonaj – Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko dhe Sekretari për Migracionin, Laert Duraj.
Klosi ka mbajtur detyrën e sekretarit organizativ të PS-së.
Po ashtu ministri i shkarkuar Bledi Çuçi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar.
Ai merr kështu postin e mbajtur nga ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.
Ndërkaq, në deklaratën për mediat, Çuçi ka mirëpritur pozicionin e ri.
Gjiknuri, nga ana tjetër, u shpreh se ka kohë për komente. “Më mirë do të bëhet”, tha shkurt Gjiknuri.