Ekonomi Rama: Shpërblim financiar për ata që denoncojnë punën në të zezë

Rama: Shpërblim financiar për ata që denoncojnë punën në të zezë

Në paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria nuk ka pagesa për punonjësit që kanë punuar në të zezë.

Megjithatë kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi këtë të martë se kush do të denoncojë kompanitë ku ka punuar në të zezë do të marrë një shpërblim financiar.

Sipas Ramës, informaliteti është një problem që duhet luftuar. Kryeministri tha se oferta për punonjësit në të zezë do të jetë gati brenda 24 orëve.

“Punën në të zezë ne e kemi luftuar me të gjitha forcat dhe kemi nxjerrë nga ajo skllavëri një numër të madh. Ama asnjë vend dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë, asnjë vend nuk ka në asnjë paketë që kemi parë deri më sot ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë.

Është një arsye shumë e thjeshtë si identifikohet? Si identifikohet një që është në të zezë. Informaliteti është një plagë që duhet luftuar. Ata që kanë punuar në të zezë duhet të kenë kurajon që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati një shpërblim financiar për ata që thonë unë kam punuar në të zezë në një firmë. Si ta zgjidhim kur ti edhe nëse je në hall nuk ke kurajo të luftosh për veten tënde. Kjo nuk zgjidhet me kontrolle dhe inspektime nëse nuk ka nga brenda sepse është një marrëveshje mes pronarit dhe individit. Nëse nuk ka zë, kjo nuk zgjidhet.

Brenda 24 orëve do të kemi këtë ofertë të re për ata që janë në një punë në të zezë në një kompani dhe që sot gjenden pa mbështetje sepse nuk figurojnë gjëkundi. Do të marrin shpërblim financiar dhe do të ndjekim deri në fund punën e tyre që pronari ta figurojë të regjistruar. Kjo nuk është koha për të bërë atë që do kishim bërë në një ditë të zakonshme. Nuk mund ta bëjmë dot nëse këtu vetëm ankoheni, jam në të zezë, isha në të zezë, ndërkohë që kuptojeni vetë, asnjë shtet nuk e bën sepse është e pabëshme”, tha Rama.