Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga aeroporti i Kukësit. Në postimin e tij, kreu i qeverisë u thotë djemve të Kukësit që rrinë në Londër që të bëhen gati të vijnë në këtë aeroport pasi tanimë nuk është çështje muajsh hapja e tij.
“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun muajsh”, thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në ditën që aeroporti do të bëhet operacional do të sjellë 120 kuksianë, simpatizantë të PD-së, nga Londra.
“Do përzgjidhen ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur më shumë idenë për aeroportin e Kukësit”, është shprehur kreu i qeverisë.
Aeroporti i Kukësit pritet që të hapet me 18 Prill dhe do të quhet aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut.