Kryeministri Edi Rama ka reaguar i prekur nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shpreh ngushëllimet e tij për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit. Ai shton se një mision shpëtimi do të niset sot drejt Turqisë.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi, shkruan Rama.