Kryeministri Edi Rama ka shtyrë dy takimet që kishte parashikuar me emigrantët në Londër të Britanisë së Madhe dhe në Dyseldorf të Gjermanisë.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor.
Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet takimi, por mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.
Ndërsa takimi në Dyseldorf ishte parashikuar për në datën 16 qershor, ndërsa raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.
Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator.
Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.
Kreu i qeverisë e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.
Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.