Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim elektoral në Fushë-Krujë ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta. Rama tha se Meta del me kapuç në kokë në Gjirin e Lalëzit dhe është President diversant.
Më tej tha se është për të ardhur keq që në vitin 2021 në Shqipëri kandidojnë sërish ata që duan bingon dhe që tradhtonin oficerët e policisë.
“Ne patronazhistët këtë punë kemi se ne shohim dhe prapa xhamit, prandaj janë tërbuar. Fuksa thotë Likja. Vdes për video, vdes. Çfarë ka patronazhisti kur Presidenti shkon me kapuç në kokë në gjirin e Lalëzit. President me kapuç në kokë, diversant.
Po thotë fuksa, por dhe më i mbaruari të jetë do i bënte foto. Ai ka shkuar për të bërë selfie, por i kanë bërë foto. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë që në Shqipërinë e vitit 2021 ne duhet të kemi përballë këtë lloj konglometareti, me bingon e me oficerët e policisë që shisnin oficerët në operacione“, tha Rama.