Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me përfaqësuesin e BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell.
Është ky i fundit që ka postuar në rrjetet sociale një moment nga takimi me Ramën.
Ndër të tjera, Borrell zbardhi edhe bisedën që ka pasur me Ramën dhe se çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin.
“U takova me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për zgjerimin, samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme që të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria e BE-së”, shkruan Borrell.