Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se takimi me kreun e shtetit turk ka qenë vëllazëror dhe bën me dije se për çfarë kanë biseduar të dy.
Sipas Ramës në fokus të diskutimeve kanë qenë projektet konkrete për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri Rama ndodhet në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan për t’u bërë pjesë e ceremonisë zyrtare të Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku përfshihet edhe skuadra olimpike shqiptare.