Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dhe me kryeministrat europianë të Partive Socialiste Evropiane dhe komisionerët europiane.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama njofton se u diskutua për rëndësinë që ka një vendimmarrje pozitive e KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Së bashku me Kryeministrin Zaev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, shkruan kryeministri Rama.