Kryesore Rama takohet me kryetaren e Partisë Socialdemokrate

Rama takohet me kryetaren e Partisë Socialdemokrate

Gjatë qëndrimit në Berlin, Kryeministri Rama u takua sot me kryetaren e Partisë Socialdemokrate gjermane, Andrea Nahles, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama bashkëbisedoi me Nahles lidhur me reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër, Nahles i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në Qershor.