Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij maqedonas gjatë vizitës në Uashington. Është vetë kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto mes të dyve.
Ai thekson se rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i gjithë qytetarëve.
“Kam pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Le të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook.