Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me homologun grek, ndërsa janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis përsëriti mbështetjen e vendosur të Greqisë për Shqipërinë.
Të dy kryeministrat ranë dakord që, pas zgjedhjeve në Shqipëri, të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat mbi një marrëveshje të përbashkët për të referuar Zonat e tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, raporton gazeta greke Protothema.
Rama falënderoi kryeministrin (Mitsotakis) për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave , të cilat u dorëzuan sot në Shqipëri.
Kyriakos Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.
Mitsotakis përgëzoi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.