Politika Rama takohet me Presidentin e Azerbajxhanit: Diskutuam edhe për rafinerinë e Ballshit

Rama takohet me Presidentin e Azerbajxhanit: Diskutuam edhe për rafinerinë e Ballshit

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Turqi, pas takimit me Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se, ndër të tjera, është diskutuar edhe për “çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit. Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një foto nga takimi.

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në…

Posted by Edi Rama on Monday, 14 September 2020