Politika Rama takohet me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit: Në fokus partneriteti SHBA-Shqipëri

Rama takohet me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit: Në fokus partneriteti SHBA-Shqipëri

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se në fokus të takimit ishte diskutimi mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për të çështje kyçe shumëpalëshe.

Gjithashtu ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.