Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndonëse pa dhënë detaje rreth temave të diskutuara, tha se mes tyre kishte pasur dakordësi në çdo pikë.
“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruajti Rama.
Abazoviç u takua edhe me presidentin Ilir Meta, ndërsa gjatë pasdites ai pritet të udhëtojë drejt Durrësit, ku do të takohet me përfaqësues të komunitetit të Ulqinit.