Kryeministri Edi Rama ka takuar drejtorin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla.
Takimi është zhvilluar në zyrat qëndrore të kompanisë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Rama ndodhet në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB.
“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.