Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Forumin Botëror TRT. Përmes një postimi me foto në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare bën të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve, situata në rajon, Komuniteti i Ri Politik Europian, si edhe lufta në Ukrainë ishin në fokus të bisedimeve me kreun e shtetit turk.
“Me Presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë”, shkruan Rama.
TRT World Forum është një platformë e njohur për debatet mbi agjendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.