Rama takon mbretin Salman: Ja pse ndodhem në Arabinë Saudite
Kryeministri Rama ka përcjellë disa të dhëna në lidhje me vizitën e tij në Arabinë Saudite.
“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi????????”, shkruan Rama.
Ndërsa gjatë ai pati edhe takime tw tjera.
“Me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për programin e projekteve të propozuara prej nesh në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore”, shkruan Rama, duke përcjellë dhe imazhet e takimeve me zyrtarin e lartë saudit.
Siç mund të kuptohet, shefi i qeverisë shqiptarë po hedh sytë nga sauditët si investues potencialë, e që kanë pak ose aspak prezencë në ekonominë shqiptare.