Politika Rama takon Talat Xhaferin në Mynih, ja për çfarë biseduan

Rama takon Talat Xhaferin në Mynih, ja për çfarë biseduan

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Kreu i qeverisë bën me dije se mes të dyve ka pasur një bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta.

Po ashtu, në fokus të diskutimeve ka qenë edhe programi i dy samiteve që do të zhvillohen në fund të shkurtit në Tiranë për Ukrainën si dhe për Planin e Ri ekonomik Europian të Rritjes.

“Mynih – Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët Rama është takuar në Mynih edhe me zv/presidentin e KE-së, Johannes Hahn.