Kryeministri, Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Piramida e Tiranës ku Sekretari Blinken po zhvillon takim me të rinjtë, kryeministri Rama mbajti një fjalë përshëndetëse.
Gjatë fjalës së tim, Rama i tha Blinkenit se ka një lajm për të duke iu shprehur se “diktatori i Shqipërisë për të cilën piramida u ndërtua, po rrotullohet në varrin e tij”.
Më tej Rama i tha Sekretarit Blinken se çelësat e shtëpisë tonë janë të sigurta me Blinken dhe po ashtu e anasjellta, ai është i sigurtë në mesin tonë.
Edi Rama: I nderuari Tony, unë kam lajme për ju sot: Diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua, po rrotullohet në varrin e vet. Ai na rriti me urrejtjen dhe për të ju luftuar. Ai na mësoi që të ju urrejmë. Por sot ju mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë. Ky tempull i zgjeron horizontet e rinisë tonë. Shumë nga pronarët e kësha piramide do të donin të ishin këtu. Ata e dinë që ju nuk keni synime të këqija. Ju uroj mirëseardhjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë tonë, të sigurua me ju dhe ju jeni të siguritë në mesin tonë. Ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë. Ju falenderoj që jeni në mesin tonë sot dhe ju falenderoj që sollët me ju dikë që ka lënë shpresë në të ardhmen tonë të përbashkët.