Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra.
Ai theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate.
“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama
“Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale”, tha Rama.