Kryeministri Edi Rama tha se godina e Teatrit Kombëtar ishte menduar që të rrëzohej që nga koha e komunizmit, ndërkohë që edhe PD-ja kishte në plan që ta rrëzonte.
“Nëse flasim për periudhën kur kam qenë në krye të PS në opozitë ajo godinë është dashur e menduar të shembet jo nga demokratët e as nga socialistët, por nga vetë komunistët shumë vite më parë, është premtuar disa herë që do ndërtohet teatër i ri dhe nuk u bë kurrë. Madje është fakt i njohur që i ndjeri Naim Frashëri pësoi një të ftohur shumë të rëndë që i mori dhe jetën në atë lloj zgafele që në dimër është frigorifer dhe në verë sallë”, tha Rama në “Pressing” .
Ai shtoi se “në kohën kur PD erdhi në qeveri është e vërtetë që PD e kishte një plan për ta shembur teatrin e për të ndërtuar aty qendër tregtare, se filloi procesin e ndërtimit të një teatri të ri në mënyrën më absurde te piramida, ka një dokument të disa personaliteteve të vitit 2007 që i referojnë qeverisë së kohës të gjitha arsyet pse kjo godinë s’është e s’mund të jetë monument kulture, ka qenë e mbetet në mendjen e atyre që e propagandojnë, por s’ka qenë kurrë monument kulture i regjistruar, ai vizatimi i projektit që qarkullon, s’ka pasur e s’ka lidhje me godinën që kemi trashëguar”.
“E vetmja gjë që ndodhi është se u fillua te Piramida, nuk u ndërtua kurrë teatri, brenda u vunë ca shkallë e ca struktura e u shqepën të gjitha pllakat e mermeri jashtë e brenda. Piramida mbeti e zhveshur e teatri s’u bë kurrë”, theksoi kryeministri.