Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, teksa ka shtuar se nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme dhe për këtë është nisur që nga grupi i 5 vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane dhe një aleancë e padiskutueshme e komunitetit të madh të vendeve. Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuar të Ukrainës kanë për synim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk do ja arrijnë të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euro-atlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme duke e nisur nga grupi i 5 vendeve anëtarë të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës në çdo organizatë deh forum ndërkombëtar”, tha Edi Rama.
Në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama ka thënë se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe paqe.
“Kohët tona janë sfiduese. Disa ditë më parë kemi parë paktin e të ardhmen. Ne kemi bërë edhe në të shkuarën të tilla pakte. Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen. Kemi ndërmarrë të tilla angazhime në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur. Kemi paguar çmimin. Ky është një tjetër shans që e marrim për të bërë ndryshimin për një paqe. Shqipëria i bashkohet këtij diskutimi. Ne kishim qëllim të përfaqësonim atë komunitet që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar këndvështrimet e tjetrit”, tha Rama.