Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që të aplikojnë në pozicionet e lira në administratë.
Gjithashtu ai ka sqaruar edhe të gjithë dokumentacionin që nevojitet për t’u quajtur aplikimi i vlefshëm.
Statusi i plotë:
ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (6)
Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret eshte sot 275????
Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.
Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.
Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.
Faleminderit.
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes