Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kapaciteti i Shqipërisë është që të presë deri në 4 mijë emigrantë afganë.
I ftuar në “Opinion”, i pyetur për shpenzimet e tyre se kush i paguan, Kreu i Qeverisë tha se ka rënë dakord që ato të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Në lidhje me futjen e emigrantëve në kamp, Rama tha se është diskutuar një mundësi e tillë, por nuk e ka pranuar, pasi e ka konsideruar çnjerëzore.
“Shpenzimet e afganëve nuk do të jenë të taksapaguesve shqiptarë dhe kemi patur dakordësi të plotë që për sa u përket shpenzimeve këto entitete, qeveria amerikane apo kushdo që merr përsipër do të mbulojnë shpenzimet e tyre. Kemi bërë ekzaktësisht atë që bëmë më familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, nuk kemi pranuar të ngremë një kamp. Unë kam thënë që kampe në Shqipëri për refugjatët nuk ka. Futja në kamp është çnjerëzore për ta dhe krijon problem edhe për Shqipërinë, shoqërinë tonë”, tha Rama.