Kryeministri Edi Rama u ndal pasditen e sotme në Rrëshen ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët.
Kryeministri Rama u bëri apel qytetarëve të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al.
“Platforma “Shqipëria që duam” është instrument i bashkëqeverisjes sonë me njerëzit. Mënyrë e mirë për këdo për të trajtuar me qeverinë drejtpërdrejt një problem konkret që mund të ndodhë në një zyrë, apo për të trajtuar ide e nisma që janë në interes për komunitetin. Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën.
Ne kemi marrë 1640 shqetësime nga njerëz në gjithë Shqipërinë, dhe 1400 prej tyre janë të zgjidhura, probleme të të gjitha natyrave. Ato që nuk kryejnë sic duhet detyrën, shkarkohen. E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët, këtë mund ta bëjmë vetëm sëbashku. Na duhet paralelisht që ne të dimë kush e pengon sot qytetarin në zyra, dhe këtë nuk e marrim vesh nga kontrollet e inspektimet, por vetëm nëse qytetari denoncon rastin me një mesazh përmes platformës. Nuk kemi asnjë rast sot që nuk trajtohet në kohë. Të gjithë ato që trajtohen në platformë, u jepet përgjigjet direkt. Se ankesat nuk shkojnë në institucione të ndërmjetme, por direkt te ministria e drejtësisë,” tha Rama gjatë fjalës së tij
“Rrëshen – Regjistrohuni në platformën www.shqiperiaqeduam.al Shkarkoni aplikacionin në telefononin tuaj dhe jeni online me qeverinë, për çdo ankesë, kërkesë, sugjerim apo çështje në interesin tuaj???? Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtpërdrejtë. Së bashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm”, shkruan kryeministri Rama.