Kryeministri Edi Rama, nga Ohri ku po bën një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në publik, kohët e fundit.
Duke mos dhënë shumë detaje, kryeministri tha se, ka të bëjë me ligjin special kundër grupit KÇK.
“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, tha Rama.