Kryeministri Edi Rama ka treguar një episod me një holandez, pjesë e grupit të punës së dërguar nga Holanda pasi nuk u kishte pëlqyer raporti i Komisionit Evropian për integrimin e Shqipërisë.
Në një bashkëbisedim në “De Balie”, Rama tha se holandezi e kishte pyetur në lidhje me ligjin e Sheriatti duke shtuar se Shqipëria ishte një vend mysliman.
Kreu i qeverisë shtoi se pavarësisht se personit në fjalë ia sqaroi se nuk kishin lidhje me ligjin e Sheraitit, në artikull ai kishte shkruar të njëjtën gjë, që Shqipëria kishte probleme pasi ishte vendmysliman.
Rama tha se ai nuk e bëri nga idiotësia, por probleme të brendshme të vetë Holandës.
“Kemi pasur dhe ca gjëra me Holandën. Se nuk ju pëlqeu raporti i Komisionit iu duk shumë i vetëkënaqur, tepër miqësor dhe iu desh të dërgonin një grup pune për të marrë informacion dhe ndejtën disa orë dhe ikën. Por Ballkani është i çuditshëm. Isha përballë njërit prej tyre dhe më pyeti si do e zgjidhni problemin me ligjin e Sheriatit. I thashë zotëri ne nuk jemi vend mysliman se asnjëherë se kemi pasur ligjin e Sheriatit, ne jemi vend europian dhe model i vëllazërisë fetare që se kam thënë unë por Papa Françesku. Por ky zotëria vjen këtu dhe shkruan një artikull që problemi me Shqipërinë është ligji i Sheriatit. Tani është gjë idiot ky zotëria? Jo s’është, se s’dua të përmend emra. Është tepër inteligjent ai, është lloji i politikanit më inteligjent që unë vetë s’dua të jem, por ai e bën këtë për probleme të brendshme këtu, për të thënë nuk e di çfarë. Dua të them se Holanda ka moton e të qënit rigoroz por të drejtë. Holanda ka ushtruar kaq shumë trysni mbi ne që mendoj se është e padrejtë, por na ndihmoi të përmirësoheshim dhe më në fund vendi ynë është përmirësuar shumë,”- tha Rama ndër të tjera.