Politika Rama tregon si e sheh veten pas 20 vitesh: Një katunar i...

Rama tregon si e sheh veten pas 20 vitesh: Një katunar i padukshëm për të tjerët

Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës me këngëtarin Alban Skënderaj tregoi se si do ta kalojë pjesën tjetër të jetës, pasi të heqë dorë nga detyrat publike.

Rama u shpreh se pas 20 vitesh, e sheh veten duke u marrë me gjërat që i pëlqejnë, duke takuar njerëz që dëshiron t’i ketë afër dhe larg jetës kaq të vrullshme që bën sot.

“Mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si p.sh. të qep. Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh.

Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabezdisshëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq.

Ajo duhet bërë shumë mirë. Është si një lloj përgatitje për tu ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër aty”, tha Rama.