Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje tregtarëve të shumicës që të mos abuzojnë me çmimet pasi do ta pësojnë shumë rëndë.
Kreu i qeverisë thotë se ata që i detyrojnë shitësit e pakicës që të bëjnë fatura të rreme kryejnë një paligjshmëri dhe kjo gjë do të konsiderohet e trajtohet si krim.
“U bëj thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall”, tha Rama.