Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer përballë gazetarit Blendi Fevziu se si nisi rrugëtim i tij në politik. Rama tregoi se angazhimi i tij në politik ka ardhur pas vdekjes së babait të tij, Kristaq Rama dhe i është kërkuar nga Fatos Nano që të qëndronte në Shqipëri dhe të angazhohej në politike.
Blendi Fevziu: Doje të angazhoheshe në Partinë Demokratike?
Edi Rama: Jo nuk doja të angazhohesha në Partinë Demokratike. Në asnjë parti nuk doja të angazhohesha, por doja të angazhohesha me Partinë Demokratike, në funksion të gjësë për të cilën unë po luftoja.
Fevziu: Ndërkohë ishin kontestues i së majtës, ndërkohë që 6 vite më vonë ju pikërisht u angazhuat tek e majta.
Rama: Nuk isha kontestues i së majtës, por isha kontestues i atyre që ndërruan xhaketën brenda 24 orëve.
Fevziu: Në një farë kohë ju ishit kritik dhe ironik dhe me drejtuesit që dolën nga Partia e Punës.
Rama: Po patjetër i Partisë së Punës dhe atyre që ndërruan xhaketën për 24 orë dhe u bënë antikomunist si Saliu me shokë. Kam qenë kritik me të dyja palët dhe nuk e kam pasur asnjëherë idenë që do isha i angazhuar në politikë.
Fevziu: Pse u angazhuat në vitin 1998?
Rama: Në 1998 u angazhova, se i ndjeri im atë vdiq atë ditë. Ka qenë një humor i universit që im atë ndërroi jetë në prill dhe rastisi që Fatos Nano po bënte qeverinë e re.
Fevziu: Ndërkohë ishit takuar me Nanon dhe më parë.
Rama: Unë erdha për funeralin e tim eti me një biletë vajtje-ardhje, Fatos Nanon e kisha takuar dhe e kam admiruar nga larg kur ishte në burg, nuk e njihja. Më dukej se bëheshin zgjedhje në Francë dhe na ftonin atje. Mua më ftonin se isha një zë i njohur, shkruaja, jepja intervista, ishte dhe pjesa që merreshin me programet e shoqërisë civile. Nano ishte vetëm dhe asnjë nuk i afrohej, unë shkova dhe e përshëndeta, por nuk e kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e kisha takuar më pasi doli nga burg. Kur u bë kryeministër kam ardhur unë dhe Gramoz Pashko punonte me të dhe unë i thashë që doja ta takoja. Në darkën e fitores kam qenë më Bashkim Shehun në Barcelonë dhe kemi marrë Spartak Ngjelën për ta pyetur se çfarë bëhej. Ja më tha se po të kaloj mjekrën dhe më kaloi Fatos Nanon. Dhe më bëri përshtypje mënyra si foli dhe nuk ishte euforik. Më tha që të kthehesha, pastaj e kam takuar këtu në këtë godinë, më ka ftuar tek shtëpia, kemi folur. Unë i thashë se kam jetën time dhe nuk doja të merrja pjesë në politikë.