Politika Rama udhëton nesër drejt Athinës, forumi ku do të marrë pjesë

Rama udhëton nesër drejt Athinës, forumi ku do të marrë pjesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë nesër në Athinë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të “Delfit”, ku do të mbajë një fjalim me temën “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëria, Parashikimet dhe Manovrat Politike”.

Në forum, që i ka nisur punimet më 9 qershor dhe do të vazhdojë për 4 ditë rresht në kryeqytetin helen, do të jenë të pranishëm edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ata do të bashkohen gjithashtu në bisedimin mbi zhvillimet gjeopolitike brenda rajonit dhe mbi integrimin gradual të vendeve të tij në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet të pranishmëve përmes një video-mesazhi.