Kryesore Rama uron gazetarët: E di që më doni, por nuk më duroni....

Rama uron gazetarët: E di që më doni, por nuk më duroni. Vazhdoni kështu!

Në konferencën për median që bëhet çdo fundviti Kryeministri Edi Rama uroi gazetarët për festat.

Duke përdorur ironinë, Rama tha se e di që gazetarët e duan, por që nuk e durojnë, ndërsa ka përmendur indirekt edhe çizmet e Monika Kryemadhit.

“E di që më doni, por nuk më duroni. Vazhdoni kështu! Uroj që vitin e ardhshëm ta ngrini nivelin. Uroj që vitin e ardhshëm të jeni më të rritur dhe vitin e ardhshëm, pyetjet të keni shumë më tepër se raketa kozmike sesa çizme që duket si raketa kozmike”, tha Rama.