Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë.
Lajmin për lindjen e bebes e dha kryeministri Edi Rama nga Rrajca teksa justifikoi mungesën e saj në takimin për prezantimin e programit të III-të të furnizimit me ujë në zonat rurale.
E teksa ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore kanë nisur, Rama u kujdes t’i përcillte dhe një mesazh.
Edi Rama: Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së Bashkisë por arsyeja e mungesës është e gëzueshme. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje se do ti krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet më shumë te bebja pas 30 qershorit.